Tri gra "të fuqishme" të Tiranës
në një ekspozitë bashkë

Tri gra në një ekspozitë bashkë">
TIRANE - Sadije Berisha, është shfaqur dje në mbrëmje në një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar kushtuar suedezit Raul Uallenberg, i cili njihet në botë si njeriu që shpëtoi mijëra hebrenj nga holokausti.

Në krah të nuses së djalit të kryeministrit Shkëlzen Berisha, qëndronte një tjetër bashkëshorte e suksesshme, Eva Mane. Mbiemri i saj sigurisht që të lidh me biznesmenin e fuqishëm Zamir Mane i cili njihet për lidhjet e forta me kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Sadija, tërhiqte vëmendjen jo vetëm si gruaja e Shkëlzen Berishës, por edhe për veshjen e saj.

Ajo ka veshur një këmishë mëndafsh ngjyrë krem, duke varur dy rreshta me perla të ndritshme, pantallona në të njëjtën ngjyrë si dhe në dorë mban një fjongo të zezë e cila është një çantë e vogël mbrëmjeje por që Sadija e ka futur në dorë duke e shndërruar çantën në një aksesor zbukurues.


(Në foto, Eva Mane, Sadije Berisha dhe Erinda Ballanca)

Mesa duket recetat e kësaj gruaja nuk kanë fund.

Fillimisht ajo e forcës për të besuar tek dashuria, më vonë talenti për të gatuar ëmbëlsira, pasioni për garat me kuaj dhe tashmë duket se edhe arti është një nga pikat e forta të kësaj gruaje, por që pa dyshim lidhjet me Suedinë, janë një argument pse ajo ndodhet këtu. Sadija ka nënshtetësi suedeze dhe pikërisht në Suedi është njohur me Shkëlzenin nga ku nisi edhe flaka e parë e dashurisë.

Gjatë gjithë kohës vumë re se Sadija fliste pak dhe vëzhgonte shumë, ndërsa shoqërohej gjithashtu në këtë ekspozite nga Erinda Ballanca (gjithashtu avokate e disa çështjeve të familjes kryeministrore).


(Sadije Berisha)

Erinda i tërhiqte vëmendjen me batuta dhe përshkrime personale teksa kundronin ekspozitën ndërsa ajo, Sadija me një qetësi përkëdhelëse u ndal të gjitha punimet e kësaj ekspozite.

Edhe bashkëshortja e Zamir Manes ka zgjedhur një fustan të zi, dhe një çantë Bottega Veneta. Por ndryshe nga Sadija është me "casual" në stil.


(Aleksandër Arvizu i pranishëm në ekspozitë)

Në ekspozite ishte i pranishëm edhe ambasadori Aleksandër Arvizu si dhe përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik në vend.

(M.K/Gre.M/Shqiptarja.com)

2/3
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele