Tri "hot-spote" me mbetje rrezik
i përhershëm për banorët

Tri i përhershëm për banorët">
RRETHE-  Tre nga “hot spotet” më të përfolura në vendin tonë janë; zona naftëmbajtëse e Patos Marinzës në Fier, ish fabrika e fosfatit në Laç dhe ish kombinati  kimik në Porto Romano në Durrës.
Zona naftëmbajtëse e Patos Marinzës në Fier është klasifikuar si një “hot spot” me nivel të lartë të ndotjes së hidrokarbureve. Banorët ankohen për një nivel të lartë të ndotjes në çdo orë të ditës. Sipas banorëve, mos marrja e masave dhe niveli i lartë i karbureve ka bërë që shumë prej tyre të vuajnë nga sëmundje të ndryshme kacerogjene apo sëmundje gjaku.

Fabrika e fosfatit në Laç ka dalë jashtë përdorimit që në vitet 90, por prej saj kanë mbetur mbetjet toksike. Banorët thonë se sa herë ka mot të keq të shoqëruar me erë të fortë pluhuri që ndodhet në zonën e fabrikës krijon shqetësime serioze për shëndetin e tyre, por edhe duke dëmtuar bimësinë. Ky shqetësim është ngritur edhe nga shef i higjenes dhe epidemiologjise ne rrethin e Kurbinit, i cili thotë se prezenca e mbetjeve në fabrikën e fosfatit kanë rritur numrin e personave me sëmundje të ndryshme. Edhe ish kombinati  kimik në Porto Romano në Durrës vazhdon të mbetet një zonë e nxehtë e ndotjes kimike.

Një projekt i mbretësirë se Hollandës në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe qeverinë Shqiptare akordoi një fond prej 4 milion eurosh për inkapsulimin e e mbetjeve të ish kombinatit. Megjithatë ende mbetet funksionale tablea ku shkruhet “Kujdes zonë me mbetje të rrezikshme” dhe Ministria e Mjedisit e cilëson ende si një zonë me rrezikshmëri të lartë. 

Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve