VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
Vinicius Junior dhe Florentino Perez
Real Madridit nuk i del e keqja që Vinicius Junior nuk mundi të fitonte "Topin e Artë" dhe vendin e parë e siguroi Rodri i Manchester City. Pasi bojkotuan ceremoninë e 28 tetorit në Paris, Real Madrid është kujdesur që të zhvlerësojë sërish eventin.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka folur për këtë çështje duke përmendur edhe votën e gazetarit Besnik Dizdari të Shqipërisë, duke mos thënë të vërtetën.
"Pa impaktin e katër gazetarëve nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”. Asnjë nga këto vende as nuk e kanë përfshirë Viniciusin as mes 10 më të mirëve, nuk i kanë dhënë as një pikë”, ishin fjalët e Perez duke qeshur para sallës që e duartrokiste.
Diçka e tillë nuk është e vërtetë, pasi përfaqësuesi nga Shqipëria i ka dhënë tri pikë Viniciusit në këtë garë individuale.
Dizdari i ka dhënë 15 pikë Rodrit, 12 pikë Yamal, 10 pikë Carvajal, 8 pikë Bellingham, 7 pikë Rudiger, 5 pikë Haaland, 4 pikë Lautaro Martinez, 3 pikë Vinicius, 2 pikë Mbappe dhe 1 pikë Xhakës.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arda Guler me ‘këmbë në tokë’: Do vijë edhe koha ime te Real Madrid
27 Mars, 16:13
-
Brazili rinis bisedimet me Carlo Ancelottin
27 Mars, 15:32
-
Liverpool largon Alexander-Arnold në verë, gjen zëvendësuesin
20 Mars, 15:59
-
VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit
16 Mars, 23:04
-
GOLAT/ Mbappe shkëlqen me dopietë, Real Madrid përmbys 1-2 Villarrealin dhe merr kreun e La Ligas
15 Mars, 20:46
-
UEFA: Rishikojmë rregulloren, Alvarez e preku topin dy herë! Arbitri: Unë sinjalizova gjyqtarët e VAR
14 Mars, 10:10
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53
-
Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico - Real Madrid! Arsenali i kualifikuar, shpreson Dortmundi
12 Mars, 10:55
Fare nuk paska genjyre 3 pike ja ka dhene sikur mos me i dhene fare ,Vinicius ishte me i miri jo i dhjeti ne rradhe
PërgjigjuPo ky Dizdari nuk ka turp qe publikon kte votim skandaloz!! Kush merr vesh nga futbolli dhe i jep Vinicius 3 pike?? Vetem nje injorant, ose i shitur.... ose bastexhi. Turp qe na prezanton ky, shum turp.
PërgjigjuNuk ka marketing te keq apo te mire , me shume turist do te na vijnë
Përgjigju“Gënjen publikisht për votat e topit të artë” Seriozisht e keni ju me kët artikull apo baba duka ju ka dhon naj lejla me myll gojën?! 3 pik për Vinin jan -12 pikë nga ky gazetar injorant dordolec. Vetëm mga votat që ka dhën dallohet orientimi i tij që vetëm për futboll nuk është. Turp!
Përgjigju