Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët

 

Opozita dhe kreu i PD, Sali Berisha, që ndodhet nën arrest shtëpiak prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”, ka thirrur protestë kombëtare në Tiranë më 26 Nëntor (të martën).

Kreshnik Spahiu tha ndër të tjera në Report TV, në Studio Live, se tashmë militantët e refuzojnë Berishën dhe kjo duket nga pjesëmarrja e ulët në mitingje, si ai i Londrës sot, me 100 vetë në antimiting.

Por ai dënoi sjelljen e PD me idenë e vjetëruar të bllokimit të rrugëve dhe aktivitetit të jetës në kryeqytet, duke marrë njerëz me “autobusë apo me sufllaqe me vete”, siç e quajti.

“Protesta e PD me autobusë nga fshatrat nuk mirëpritet në Tiranë, Berisha është i refuzuar nga militantët. U pa edhe në Londër, antimiting me 100 vetë. Unë prisja më shumë. Nuk rrëzohet qeveria duke bllokuar dyqanet e bukës, kopshtet, shkollat, çerdhet, parukeritë, apo rrugicat apo dyert e ambulancave. Një qeveri rrëzohet me lëvizje dhe revoltë popullore, e cila fillon nëpërmjet grevave masive të studentëve, ose në administratë, ku të gjithë dorëzojnë çelësat. Pra nuk je ti që i mbyll brenda, por janë vetë ata që braktisin punën, vendin dhe dorëzojnë çelësat, nuk je ti. Kjo është greva dhe protesta popullore. Protesta partiake janë shumë komike dhe nuk ndodhin në asnjë vend të Europës. Që do të thotë, bllokohen rrugët e Berlinit, por bllokohen nga traktoristë, që bllokojnë rrugët me traktor. Bllokohen rrugët e Parisit, por nga lëvizje radikaliste. Nuk dalin deputetë me Range Rover, me makinat e tyre dhe të bllokojnë autostradën”, u shpreh ai. 

Më tej theksoi se këto nuk ndodhin në asnjë vend të Evropës dhe janë ide të vjetëruara dhe se partitë e mëdha duan të faktorizohen, apo të mos lejojnë të dalin lëvizje të reja.

“Kjo nuk ndodh as në Londër, as në Athinë, ku ka lëvizje radikale. Kjo nuk është lëvizje popullore, kjo është një lëvizje partiake, e cila ku këta kërkojnë të faktorizohen, e në një farë mënyrë këta faktorizojnë njëri-tjetrin. Pra Berisha godet Ramën, Rama godet Berishën dhe duke na thënë ne se vetëm ne dy jemi, këto janë dy alternativat. Imagjinoni sa e rëndë është kur thërret nga një rreth, për të bllokuar rrethin tjetër. Pra çfarë kuptimi ka tani që t’i marrësh nga Tropoja, nga Kukësi, nga Puka, nga Lezha, Kurbini, t’i sjellësh që të bllokojnë Laprakën, Tiranën e Re, Kombinatin, çfarë llogjike ka? Nëse të mbështet populli, thërrit qytetarët e Tiranës dhe blloko Tiranën. Thërrit të Shkodrës të bllokojnë Shkodrën, të Tropojës që të bllokojnë Tropojën, çfarë kuptimi ka që merr tani importon nga një qytet në tjetrin me autobusë, me sufllaqe me vete, që të bllokojnë kryeqytetin”, u tha Spahiu. 

Më tej shtoi se “kjo krijon alergji në Tiranë” dhe e vetmja që përfitojnë është hapësira mediatike dhe goditja brenda llojit, duke mos lejuar lëvizje të reja.

“Kjo krijon një alergji në kryeqytet, kryeqyteti është krejt tjetër. mendoj se këta kanë mbetur shumë mediokër në lëvizjet e tyre politike. Këta mendojnë se është ende viti 94, 98, 99, janë aq të vjetër në kostumin e tyre politik dhe idetë e vjetra, sa është e vështirë që të kenë sukses. I vetmi sukses është se ata pushtojnë hapësirën mediatike, të gjitha lajmet merren me ta, si dhe eklipsojnë lëvizjet brenda llojit. Pra ata duan që të mos ketë një lëvizje apo parti tjetër që t’i rivalizojë si opozitë. Ata thonë opozita jemi ne, ky tjetri thotë qeveria jam unë. Pra të njëjtën gjë bëjnë”, përfundoi Spahiu. 


Lajmi kryesor:

Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia