Tri kompensimet që marrin
pensionistët nga energjia elektrike

Tri kompensimet që marrin<br />pensionistët nga energjia elektrike
TIRANE- Nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike, një pensionist sot përfiton tri kompensime të ndryshime. Kompesimet janë miratuar në vite të ndryshme, në çdo rast që ka patur ndryshim të çmimit të energjisë.

“Një pensionist merr 700 lekë, pastaj i shtohet 600 lekë të tjera kompensim nga viti 2009 dhe 648 lekë të tjera kompesim nga ndryshimi i çmimit të energjisë duke filluar nga janari 2015. Pra në total një pensionistë që jeton i vetëm merr 19 500 lekë kompensim nga energjia elektrike, që do të thotë rreth 80% të energjisë elektrike që harxhon”, - thonë zyrtarë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Gjithashtu ISSH sqaron se kompensimi aktual që marrin pensionistët është paguar për 4 muaj, shkurtin, marsin, prillin dhe muajin maj. Kompesimi për muajin qershor pritet të jepet brenda ditëve të ardhshme.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin