Triatloni “Labeat”, që u zhvillua në Shirokë buzë liqenit të Shkodrës, është vlerësuar edhe nga kryeministri Edi Rama, si një traditë sportive që promovon jetën aktive dhe potencialin e zonës për sportin dhe turizmin në natyrë.

“Në Shirokë u zhvillua edicioni i 14-të i Triatlonit ‘Labeat’, duke bashkuar sportistë nga Shqipëria dhe rajoni në garën e notit, çiklizmit dhe vrapimit. Një traditë sportive që promovon jetën aktive dhe potencialin e Liqenit të Shkodrës për sportin dhe turizmin në natyrë”, shkruan Rama.

Edicioni i 14-të i Triatlonit “Labeat” u zhvillua një ditë më parë me pjesëmarrjen e rreth 90 sportistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët garuan në not, çiklizëm dhe vrap.