Trioja e vajzave nga Gjeorgjia, të
famshme duke kënduar folklo

Trioja e vajzave nga Gjeorgjia, të<br />famshme duke kënduar folklo
‘Trio Mandili’ është një bandë me 3 vajza të reja që po bën bujë në internet. Tre adoleshentet nga Gjeorgjia zgjedhin të këndojnë në gjuhën e nënës, folklorin e tyre duke fituar zemrat e shumë adhuruesve nga mbarë bota.

Vajzat i realizojnë videot me një celular, orkestër kanë një vegël muzikore tip mandoline që i bie njëra prej tyre dhe gjithçka më pas është një trio zërash që harmonizohen aq bukur.

Vajzat jetojnë në malet gjeorgjiane, në lindje të vendit, në rajonin ne njohur si Khevsureti dhe këngët e tyre, shumica janë për dashurinë mes një djali dhe një vajze.

Portaleve ndërkombëtare deri dhe 'Huffington Post' u ka bërë përshtypje ky grup për vetë faktin se adoleshentet zgjedhin të këndojnë këngët e trevave të tyre pa u ndikuar nga muzika botërore apo nga idhuj si Rihanna e Beyonce që kanë si pikë referimi shumica e adoleshentëve në botë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull