Tritan Shehu akuza të forta Bashës: Brenda në seli kishte fondamentalistë të armatosur nga 'Vëllazëria Myslimane'

Deputeti demokrat Tritan Shehu, mbështetës i Sali Berishës, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, sa i përket fortifikimit që ky i fundit i bëri selisë së PD-së para 8 janarit. Për emisionin 'Kontrast', Shehu deklaroi se brenda zyrave të PD, Basha ruhej nga fondamentalistë të ardhur nga jashtë vendit, që sipas tij i përkasin 'Vëllazërisë Myslimane'. Ai shtoi se fakti që Policia e Shtetit nuk reagoi për denoncimet e Grupimit të Berishës, tregon lidhjen mes Ramës dhe Bashës. Shehu tha se sot Shqipëria nuk ka nevojë për një bashkëqeverisje, por për një opozitë të fortë.

"Përplasja në PD nuk është çështje individësh. E gjithë kjo përplasje që ka nisur ishte diçka e rritur dhe e pjekur prej kohësh. Po të mos ishte shkak shpërthimi që erdhi pas pezullimit të zotit Berisha, unë jam i bindur që do bëhej shkas diçka tjetër për të ndodhur. Por pjesëmarrja e z. Berisha në këtë proces i jep një tjetër seriozitet dhe jep shpresën për ta çuar gjer në fund. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, por jo për një bashkëqeverisje. Lidhja e ngushtë mes Ramës dhe Bashës u duk edhe të shtunën ku çdo gjë ishte e koordinuar me tyre. Ne e bëmë publike se Basha kishte futur në godinë njerëz të armatosur, nga grupe fondamentaliste të ardhur nga vende të tjera. Ata janë pjesë e "Muslim Brotherhood". Pse nuk ndërhyri Policia t'i verifikonte? Si u hodh në atë godinë gjithë ai çelik nëpër dyer pa leje në Bashki? Një qytetari i shkon policia direkte sapo ndërron një derë pa leje" - tha Tritan Shehu për 'Kontrast' në Report TV.

Më 8 janar mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë sot në vendin e krimit, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'. 

Ndonëse nga pamjet u pa qartë se kush ishte urdhëruesi i sulmit, emri i Sali Berishës nuk rezulton tek lista që policia e shtetit publikoi teksa dha inicialet e të arrestuarve, të shoqëruarve, dhe atyre që po hetohen në gjendje të lirë. Në total janë 34 të arrestuar dhe 18 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/01/2022 01:14

    Tritan Shehu qenka si idiotet e Q-anonit,vdiska per pak intrige e konspiraci.Po mire,po vete i beson ato qe te kurdisin te thuash,apo je vete /shpikesi/ i tyre ?

    Përgjigju
  • Bato: 11/01/2022 00:59

    Ky derzi ka ngel me pasoja te remda mendore qe nga koha e preshit te Lushnjes. Mos ja vini re, se sdi cfare thote.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 10/01/2022 21:56

    Shih shih, nuk ngopeni vetem duke shkateruar PD-ne po doni te shkaterroni dhe kombin duke futur percarje ideologjike fetare e kombetare…ju perfundimisht jeni funderrina e kombit. Zoti nuk ja mbyll jeten dikujt vecse ne menyren qe e ka jetuar, ju po e mbyllni ne menyren me te keqe (te pa vlere, te pa dinjitet, te mashtrimit, te intriges, te dhunes, simboli i te keqes)

    Përgjigju
  • Preshi: 10/01/2022 20:08

    Po a ka me fondamentalist se Saliu? ????????????

    Përgjigju
    • Grinprasi: 11/01/2022 16:47

      Vertet s'ka edhe ne koshin e historise do perfundoje me ate qe i beri shqiptareve, me trafikun e vajzave, hapjen e depove e me rradhe deri ne 8 janarin e fundit me vare e me kerbaç

  • Delinquenti: 10/01/2022 19:16

    O tritan shehu KUR TE ZUNE NGUSHTE ATJE NE LUSHNJE SE MOS GABOJ TE KA SHPETU MENDEREN AI QE JU E NEPERKEMBET PER PJESMARRJE NE DHUNE QE I SHKRETI DOLI DHE E PERGENJESHTOI VETE SE NUK ISHTE AI NE VIDEO PO JU PRAP NUK E MERRNI GUXIMIN TA PERGENJESHTRONI EMRIN E ATIJ DHE KJO TREGON KARAKTERIN TUAJ NE RRADHE TE PARE DHE PASTAJ TE PLAKUT MERE QE NUK PASKA KUFI.DHE PER DIJENINE TATE SE UN E DI SHUME MIRE KUSH JE TI KUR VIJE SI NJE MI HALESH ME BO FUSHAT ELEKTORALE POR TE KUJTOJ VETEM NJE EMER QE NUK JETON ME LUL COLLAKU KAQ BESOJ SE TE MJAFTON PER TE FRESKUAR MEMORJEN DHE BEMAT .

    Përgjigju
  • gora: 10/01/2022 19:05

    ike ore plere hyyy pushte

    Përgjigju
  • F-35: 10/01/2022 19:01

    Lavdi per jete vepres heroike te preshit te Lushnjes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë