Tritol banesës së 40-vjeçarit në Fushë-Krujë

Tritol banesës së 40-vjeçarit në Fushë-Krujë

Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Halil, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se sasia e tritolit i është vendosur në shtëpi një 40-vjeçari me inicialet e Arben Pëllumbi, në pjesën e oborrit. Nuk dihen motivet, por nuk përjashtohet të jetë si një "paralajmërim" për 40-vjeçarin nga autorë ende të paidentifikuar.

"Informacion paraprak/Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit  të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë