Tritol me dron biznesit të Lefter Kokës, eksperti për Report Tv: Të huajt në alarm për ne! Në rrezik SPAK-u dhe BKH

TIRANË- Biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, u sulmua me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, sasi tritoli e lëshuar nga ajri. Autorët përdorën  dron të mbushur me eksplozivë, mbi tarracën e godinës 3-katëshe, por për profesorin e kriminalistikës, Ervin Karamuça nuk është befasi.

“Kanë qenë të pritshme. Agjencitë ligjzbatuese të huaja kanë kohë që kanë vënë alarmin për Shqipërinë, për organizimin shumë të strukturuar të grupeve kriminale, qoftë në aspektin financiar ato janë fuqizuar shumë, por edhe në një element të ri, që është rritja e kapaciteteve profesionale të tyre. Do të thotë se ata janë të aftë të përdorin dron, mina me telekomandë, të përdorin të gjithë atë lloj teknologjie, e cila është shumë e shtrenjtë. Është e shtrenjtë sepse nuk lë gjurmë”, shprehet profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça.

A janë të gatshme autoritetet tona policore të provojnë dhe gjejnë autorët e këtyre atentateve të sofistikuara?

“Policia jonë nuk është gati për të provuar të tilla atentate, pra për t’i provuar dhe gjetur autorët sepse mjetet që janë në përdorim janë teknikisht të pagjurmueshme. Kjo ka sjell një sfidë të madhe, një sfidë të re. shprehet profesori Karamuça.

Për Karamuçën, kjo mënyrë e sofistikuar mund të jetë një rrezik për sigurinë kombëtare në vazhdim.

“Mund të përdoren edhe në sulmet ndaj institucioneve publike, autoriteteve të caktuara, ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve. Pse jo, edhe gjykatave, të cilat po përballen përditë me krimin, SPAK-un, BKH-në, etj.”, shton Karamuça.

Rastet e para të atentateve me dronë e kanë gjenezën në konfliktin Izrael-Palestinë.

“Droni është futur këtë dhjetë vjeçarin e fundit, madje ka pasur më shumë tentative nga grupet fundamentalist islamike për t’i përdorur. Kanë filluar fillimisht midis zonave të konfliktit midis Izraelit dhe Pelestinës, me anë të dronit dhe pastaj ka pasur disa tentative edhe në Francë”, përfundon profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça.

Karamuça mendon se njëfarë parandalimi për përdorimin e dronëve dhe rreziqeve prej tyre duhet të filloj me disa lloje, të cilët duhet të regjistrohen. Bëhet fjalë për lloje që janë të fuqishëm dhe komandohen në distanca të mëdha.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drilon: 12/06/2021 17:31

    Ky prof.KARamuca nuk di se cfar eshte vendi i ngjarjes sepse ne jeten e tije nuk ka egzaminuar qofte nje, eshte teoricjen dhe ka pare neper filma...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?