TIRANË-Mbrëmjen e së hënës një sasi tritoli shpërtheu pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Rreth 100 gr lëndë eksplozivi ishin vendosur në makinën e Bruneta Aliajt.
50-vjeçarja e cila jetonte pak metra më larg u shpreh në Polici se nuk ka konflikt me njëri, përveç ish-bashkëshortit të saj.
“Kur dëgjova shpërthimin isha në shtëpi dhe nuk e dija që ishte makina ime. Nuk kam konflikt me njeri. Vazhdimisht probleme kam pasur me ish-bashkëshortin, me të cilin jam divorcuar prej vitesh. Përveç konflikteve me të, nuk kam probleme me njerëz të tjerë”, u shpreh Bruneta Aliaj në dëshminë e saj në Polici.
Policia pritet të marrë në pyetje ish-bashkëshortin pasi dyshohet se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë xhelozia e këtij të fundit.
50-vjeçarja merret me tregti dhe ka një dyqan që shet rroba të përdorura, por edhe rroba të reja.
Gjithashtu Bruneta Aliaj ka një djalë që jeton në Angli, ndërkohë që banon e vetme në një banesë pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se 100 gr tritol ishin vendosur në pjesën e pasme të makinës.
Tritoli është shpërthyer me fitil, i cili është ndezur nga një person i paidentifikuar. Nga kontrolli i kamerave të sigurisë të Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe të një biznesi aty pranë, ende nuk është zbuluar se cili ka qenë personi që ndezi fitilin e lëndës shpërthyese.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 minuta të së hënës dhe ka shqetësuar të gjitha strukturat e inteligjencës, pasi ka shpërthimi ka qenë i fuqishëm, vetëm pak metra larg Prokurorisë së Përgjithshme.
Dyshimet tek ish-burri, por ai e mohon
Pista e hetuesve deri në këto moment është vetëm ajo e konfliktit që Bruneta Aliaj ka me ish-bashkëshortin. Ky i fundit eshte shoqeruar ne Polici dhe ka mohuar cdo lidhje me ngjarjen.
"Nuk kam qene une personi qe kam lidhje me ngjarjen", ka thene para uniformave blu.
Hidhet në erë automjeti pranë Prokurorisë
Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e të hënës rreth orës 23:00 pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë.
Mjetit tip "Smart" i ishte vendosur tritol në pjesën e pasme të tij.
Automjeti është në pronësi të shtetases Bruneta Aliaj, 50 vjeç.
Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë e parkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë.
Nga kjo ngjarje pati të lënduar, përveç dëmeve materiale, ndërsa mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO