SARANDË - Një diskotekë është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës. Mësohet se lënde eksplozive e dyshuar si tritol ishte e vendosur në fund të dollapëve në dhomën e zhveshjeve të balerinave.

Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, pasi shpërthimi ka ndodhur pak minuta pasi diskoteka ishte mbyllur.

Mësohet se diskoteka ishte në pronësi të Vaso Gjonit, të cilën ai e kishte dhënë me qira prej disa kohesh.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një pjesë e një restoranti të ndodhur ngjitur me diskotekën, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
shperthimi ne pub
(Në foto: Pasojat e shpëthimit në Sarandë)
Redaksia online
(lr/ac/shqiptarja.com)