Tritol ndaj farmacisë së Tahirit
Baftjar Bruka mohon akuzën

Tritol ndaj farmacisë së Tahirit<br />Baftjar Bruka mohon akuzën
Me esktradimin e Baftjar Brukës nga Suedia i dyshuar si personi që vendosi tritolin në biznesin e familjes së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, hetimet për të dhe 6 të pandehurit e tjerë janë drejt fundit.

Prokurori i kësaj dosje Besnik Muci ku i pandehur është dhe Vladimir Gjuta pak ditë më parë gjatë një seance gjyqësore, për afatet e hetimeve, deklaroi para togave të zeza se në shkurt do të depozitonte kërkesën për gjykim.

Më 9 shkurt 2015 policia shpalli në kërkim Vladimir Gjutën dhe Baftjar Brukën ndërsa arrestoi 5 të tjerë si të dyshuar për tritolin e vendosur në automjetin e Bashkim Tahirit dhe biznesit të tij.

Bruka i esktraduar nga Suedia u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa në seancën me dyer të mbyllura mësohet se ai ka mohuar akuzën.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare