Tritol në oborrin e banesës,
mesazh dy vëllezërve shkodranë?

Tritol në oborrin e banesës,<br />mesazh dy vëllezërve shkodranë?<br /><br>
Një shpërthim tritoli ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në lagjen “Tre Herojt”, në oborrin e përbashkët të banesave të dy vëllezërve. Nga shpërthimi i tritolit nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale të mjetit ‘Citroen’.

Sipas uniformave blu, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Herojt” Shkodër, në oborrin e përbashket të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Report Tv mësoi se kanë qenë dy vëllezërit që kanë bërë denoncimin në polici, të cilët kanë thënë se nuk e dinë personin që iu ka vendosur tritol te oborri i banesës. Njëri prej vëllezërve, Fran Paja, punon te zyra juridike e patentave në Shkodër, por nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e tij. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit

Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit