Një pako e dyshimtë është gjetur në një hotel pranë stadiumit "Elbasan Arena", në unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Pakoja dyshohet të jetë eksploziv. Ajo është pikasur fillimisht nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar pronarin e hotelit.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve përreth zonës. Policia ka sekuestruar lëndën plasëse qw ndodhej brenda pakos. Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, pas verifikimeve ka rezultuar se lënda plasëse ishte tritol në sasinë rreth 40 gr si dhe disa copa fitili të djegur.
Dyshohet se lënda është hedhur për të trembur pronarët e hotelit. Policia ka sekuestruar kamerat e hotelit por edhe të bizneseve përreth për të hedhur dritë mbi autorët e kësaj ngjarje. Hoteli ndodhet pranë rrugës, çka edhe ka favorizuar autorët që të largohen menjëherë pas hedhjes së pakos me eksploziv.
Ndërkohë është marrë në pyetje edhe pronari i hotelit, V.N, 65 vjeç, banues në qytetin e Elbasanit, për të hedhur dritë nëse ka patur ndonjë konflikt. Në ambientet e policisë janë shoqëruar edhe disa dëshmitarë në vendngjarje për t'i marrë në pyetje.

(Hoteli pranë të cilit u gjet pakoja)
Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
"Njoftohemi se sot më datë 29.05.2016, në Lagjen “Çlirimi”, në Unazën Jugore të qytetit, në afërsi të një hoteli, në pronësi të shtetasit V.N, 65 vjeç, banues në Elbasan, është gjetur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar si tritol rreth 30 – 40 gr si dhe disa copa fitili të djegur.
Efektivat e policisë, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë sekuestrimin e lëndës plasëse në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO