FUSHE KRUJE-Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në të gdhirë të datës 1 qershor në periferi të qytetit të Fushë Krujes.

Sipas banorëve shpërthimi ka ndodhur rreth ores 03 e 15 minuta.

Vala e shpërthimit ka tronditur tërë lagjen.

Lënda plasese i është vendosur murit rrethues të baneses së qytetarit Hamit Tusha, i cili jashtë kameras thote se shperthimi i ka tmerruar të gjithë familjen, madje nuk po kuptonin ku ishte vendosur madje.

Ai është shprehur se nuk e di arsyen e këtij akti, pasi nuk ka probleme e mosmarrëveshje me asnje person.

Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

[gallery]22536[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)