LAC-Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Kjo shprehje mund t’u përshtatet më së miri dy të rinjve nga Puka të cilët udhëtonin me makinë, poshtë të cilës ishte vendosur një sasi tritoli.

Por fatmirësisht tritoli nuk ka shpërthyer pasi nuk ka funksionuar detonatori.

Mësohet se sasia e eksplozivit prej 50 gramësh i është vendosur automjetit Tip Benz me targa AA 339 IZ në pronësi të shtetasit B.Krasniqi.

Tritoli i vendosur prej disa ditësh u pikas nga dy djemtë teksa ktheheshin sot nga Tirana, në afërsi të Kurbinit.

Policia kreu shpërthim të kontrolluar, moment të cilin e ka siguruar ekskluzivisht me video Shqiptarja.com e Report TV.

Si u zbulua tritoli
Mesditën e sotme, 2 të rinj që udhëtonin nga Tirana drejt Pukës kanë konstatuar vendosjen e sasisë së Tritolit në afërsi të Gjormës në Kurbin, teksa u kthyen në makinë pasi kishin konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës.

Pasi pushimit në bar-kafe, në afërsi të Gjormës në Kurbin, të rinjtë janë nisur me makinë, por rrugës është ndezur llampa e vajit. Drejtuesi i mjetit ka zbritur për të kontrolluar, por ka mbetur i befasuar nga ajo pakoja që ka parë të ngjitur poshtë makinës.

Djemtë nuk e kanë vijuar më tej udhëtimin, por kanë ndaluar në vend dhe kanë njoftuar forcat e policisë.

Shqiptarja.com dhe Report TV sjellin videon ekskluzive nga momenti i shpërthimit të kontrolluar.

Shperthimi i kontrolluar
Forcat xheniere pas disa minutash kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, por bashke me tritolin shpertheu dhe makina tip Benz.

Sasia 50 gramë tritol, e vendosur prej ditesh
Burime bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se sasia e eksplozivit nuk ka qenë e vogël. Bëhet fjalë për 50 gramë tritol, që në rast shpërthimi do të rezultonte fatale për jetën e drejtuesit apo pasagjerëve në automjet.

Shqiptarja.com mëson se dy djemtë që udhëtonin me Benz-in janë nga qyteti i Pukës ndërsa lënda plasëse dyshohet se është vendosur prej disa ditësh, por nuk ka plasur pasi nuk ka funksionuar detonatori.
 
Të njëjtat burime thanë se, shpërthimi do të bëhej përmes celularit.

Hetimet
Policia po heton mbi ngjarjen dhe ka marrë në pyetje të rinjtë për të mësuar mbi ndonjë konflikt të mundshëm që ata mund të kenë pasur si dhe mbi aktivitetet që ata ushtrojnë.

[gallery]20909[/gallery]

fushkruje
fushkruje

(d.b/Shqiptarja.com)