Tritoli, Didi: Zbuluam autorët
Ende s'dimë motivet e sulmeve

Tritoli, Didi: Zbuluam autorët<br />Ende s'dimë motivet e sulmeve
TIRANE - Pas zbulimit të autorëve të atentateve terroriste me 10 shkurt në kryeqytet ndaj familjes së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda ka prerë 7 mandate arresti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaron se personat e drejtuar nga Vladimir Gjuta janë autorët e shpërthimeve por ende mungon një motiv apo pistë konkrete e vendosjes së bombave.

Referuar personave të arrestuar Artan Didi deklaroi se ata janë me precedent të mëparshëm penal, ndërsa sipas tij Vladimir Gjuta 35 vjeçari i shpallur në kërkim ka qenë nën hetim dhe për tritolin e vendosur pak kohë më parë në Durrës ndaj Ardian Trotës.

I ndalur tek atentati i oficerit Alfred Numani, Didi tha se ende nuk ka një provë që lidh të arrestuarit me këtë shpërthim.

Didi sqaroi dhe se si Baftjar Bruka u largua nga Shqipëria dy ditë para operacionit, duke deklaruar se nuk e bllokuan në kufi për të mos dekonspiruar hetimet.

Prej 48 orësh Baftjar Bruka dhe Vladimir Gjuta rezultojnë personat më të kërkuar nga Shqipëria ku për kapjen e tyre është kërkuar dhe ndihma e zyrave të Interpol partnere të Shqipërisë.

vladimir gjuta baftjar bruka
Vladimir Gjuta dhe Baftjar Ruka të shpallur në kërkim

Më poshtë deklarata e plotë e kreut të Policisë së Shtetit Artan Didi

Në lidhje me aktet e rënda kriminale të datës 10.02.2015, në qytetin e Tiranës, ku në orët e para të mëngjesit u vendos lëndë plasëse eksplozive në vendin e quajtur Rruga “Kongresi i Manastirit” dhe pikërisht në farmacinë e shtetasit B.T., në rrugën “Arben Minga” dhe konkretisht në pallatin nr. 46/7, si dhe në afërsi të Urës Vasil Shanto, tek stacioni autobuzit të unazës dhe për pasojë në dy rastet e para ndodhën shpërthime, ndërsa në të fundit,  shpërthimi mbeti në tentativë, për shkaqe të pavarura nga autorët, akte të cilat sollën si pasojë dëmtimin e pronës private dhe cënimin e  rëndë të sigurisë publike, informoj opinionin publik se:
 
Strukturat e Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë pas një pune intensive dhe profesionale, arritën në sigurimin e provave të cilat çojnë në dyshime të arsyeshme për përfshirjen e disa personave në aktet e shpërthimit me tritol dhe të mbetur në tentativë.
 
Në këto rrethana Strukturat e Policisë së Shtetit më datën 26.02.2015, bënë ekzekutimin e Urdhrave të Prokurorit të Krimeve të Rënda, lëshuar më datë 25.02,2015, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për masat e sigurisë “Arrest me burg “ për shtetasit ;
 
Lumjan (Emiljano) MATMUJA ,27 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal , i dënuar në vitin 2010  me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit  për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. 
Ernest GJUTA, 24 vjeç ,lindur në Kukës e  banues në Tiranë. 
Kamber BRUKA, 31 vjeç ,lindur në Kukës e  banues në Tiranë . 
Erjon DULE, 33 vjeç , banues në Tiranë . 
Sot me date 28.02.2015, bazuar ne kerkesat Prokurorise per Krimet e renda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi vleresimin e mases se sigurisë “Arrest me burg “ pa afat, për shtetasit e mesiperm ;
 
Gjithashtu, ne cilësinë e bashkëpuntorëve në kryerjen e këtyre veprave penale u  shpallën në kërkim shtetasit ;
 
Vladimir GJUTA, 35 vjeç , lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal, i arrestuar  disa herë nga Policia në kohë të ndryshme  për “Kundërshtim me dhunë  të Punonjësve të Policisë ,dhe Funksionarëve që kryejnë detyra shtetërore”. Gjithashtu, ky shtetas është nën hetim për organizim dhe vendosje të lëndëve eksplozive ndaj shtetasit A.T në Durrës, si dhe i dyshuar për “Vrasje mbetur në tentativë” në vitin 2013 të një shtetasi në qytetin e Kukësit, si dhe  për një sërë veprash të tjera kriminale.   
Baftjar BRUKA, 24 vjeç , lindur në Kukës  banues në Tiranë ,me preçedent kriminal , i hetuar në vitin 2013  për veprën penale “Vrasje me dashje  në bashkëpunim , mbetur në tentativë”  dhe “Armbajtie pa leje”. Çështje e cila me pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kukës. 
Bazuar në hetimet e kryera nga Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda,  rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e paisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit B.T, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në Rrugën Muhamet Gjollesha.     
 
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda vazhdojnë  hetimet për zbulimin, dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
 
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë për veprat penale, “ Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet  230, 233/a dhe 234 të Kodit Penal në ngarkim të këtyre personave, në kuadër të proçedimin penal  Nr. 42/2015.
 
Policia e Shtetit  është e angazhuar dhe e motivuar për t’u përballur dhe luftuar krimin  në cilën do formë që ai shfaqet.
 
Garantojmë qytetarët se të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit janë duke kryer detyrat funksionale , në funksion të zbatimit të ligjshmërisë , si dhe  krijimit të   një ambjenti social sa më të sigurtë .




Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja