Tritoli, Emirjon Gjuta mbyll 15
ditë në qeli...por mbetet në burg! 

Tritoli, Emirjon Gjuta mbyll 15<br />ditë në qeli...por mbetet në burg! 
TIRANE - Emirjon Gjuta, pronari i telefonit që u përdor për aktivizuar shpërthimin me tritol pranë vendit ku parkonte makinën babai i ministrit Tahiri, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për shpërthimet me lëndë eksplozive që tronditën Tiranën mëngjesin e 10 shkurtit.
 
Ishte prokuroria e cila më herët kishte kërkuar arrest me burg vetëm me 15 ditë për Gjutën, por pas arrestimeve të fundit nga policia për atentatet me bombë ndaj familjes së ministrit të Brendshëm, Prokuroria vendosi të ndryshojë kërkesën në arrest me burg pa afat. Vendimi u mor këtë të premte nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Emirjoni është i afërm me të dyshuarin tjetër për tritolet, që policia ka shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Vladimir Gjutën, i cili sipas prokurorisë dyshohet se është organizatori i sulmeve ndaj familjarëve të Tahirit.
 
Nga hetimet, Emirjon Gjuta rezulton pronar i telefonit që do të përdorej për tritolin në rrugën "Muhamed Gjollesha" shumë pranë vendit ku parkonte zakonisht makinën babai i ministrit Tahiri. Shpërthimi dyshohet se nuk u realizua si pasojë e një defekti teknik, ndërsa policia arriti ta çaktivizonte. Në dëshminë e tij, Gjuta nuk ka pranuar të ketë lidhje me atentatet me tritol, ndërsa ka deklaruar se nuk e njeh personin të cilit i ka shitur telefonin celularë.
 
Në të njëjtën ditë, më 10 shkurt të këtij viti, Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, iu vendos tritol në farmacinë e tij, ku nga shpërthimi u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
 
Për këto sulme 5 persona kanë rënë në pranga së bashku me Emirjon Gjutën.

Gjuta ne Gjykate: Me te arrestuarit vetem njohje shoqerore. Personin qe i shita telefonin nuk e njoh
A1Report ka mundur të mësojë nga burime pranë Gjykatës, se Gjuta gjatë seancës ndaj tij, ka mohuar pretendimet e Prokurorisë duke deklaruar se me të prangosurit e tjerë ka njohje shoqërore dhe asgjë më shumë. Po ashtu thanë burimet, i riu pranoi se celulari i sekuestruar i përdorur në bombën e cila nuk u aktivizua ndaj Bashkim Tahirit ka qenë i tij më parë por e ka shitur tek tregu çam mbi një vit më parë dhe se kujton blerësin

Para gjykatës veç Emirjonit me masën e sigurisë në fundjavë do të njihen dhe 5 të arrestuarit e një dite më parë, ndërsa për arrestimin e Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës Interpol Tirana ka kërkuar ndihmën e partnerëve duke shpërndarë me procedura urgjente të dhënat për ta.

Fillimisht gjykata pas arrestimit për Emirjon Gjutën vendosi 15 ditë burg por tani ai së bashku me Lumjan Matmuja, Ernest Gjutajn, Kamber Brukën, Erjon Dulen, Emirjon Gjuta si dhe Vladimir Gjutën e Baftjar Brukën ende të pa arrestuar akuzohen për veprime me qëllime terroriste, grup i strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturuar kriminal.

Grupi Kriminal
Emiljano Matmuja
Ernest Gjuta
Kamber Bruka
Erjon Dute
Emirjon Gjuta
Vladimir Gjuta (në kërkim)
Baftjar Bruka (në kërkim)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja