Tritoli, kapet në Norvegji Baftjar
 Bruka, bashkëpunëtori i Gjutës ARKIVA- Tritoli ndaj familjes së Tahirit

Tritoli, kapet në Norvegji Baftjar<br /> Bruka, bashkëpunëtori i Gjutës ARKIVA- Tritoli ndaj familjes së Tahirit
TIRANE- Kapet në Norvegji Baftjar Bruka, nipi i Vladimir Gjutës ku së bashku kanë organizuar vendosjen e tritolit në farmacinë e prindërve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe në afërsi të banesës së tyre.

Bruka është arrestuar nga agjentët e Interpolit në Norvegji, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, si i dyshuar për akuzat e “Veprime për qëllime terroriste”, “Shkatërim prone me eksploziv” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Bruka, kishte gati 5 muaj që ishte shpallur në kërkim, ku fillimisht dyshimet e para për të ishin se ai ndodhej në Itali, por pas një gjurmimi të gjatë, agjentët e Interpol kanë arritur të lokalizojnë vendodhjen e tij dhe ta arrestojnë në Norvegji.

Ekstradimi
Bruka pritet të ekstradohet në Shqipëri me qëllim përballjen me akuzat e ngritura ndaj tij. Arrestimi i tij, mbyll operacionin policor për prangosjen e të gjithë anëtarëve të këtij grupi kriminal. Pak ditë më parë forcat RENEA, kapën brenda në tunelin e Kalimashit, dajën e Brukës, shtetasin Vladimir Gjuta, i cili udhëtonte me një makinë me targa kosovare, dhe në kokë mbante një paruke. Më 26 shkurt 2015 janë arrestuar Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka, Erjon Dule, Emirjon Gjuta, të cilët kanë krijuar kushtet për vendosjen e tritolit dhe shpërthimin e tij.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur