Tritoli ndaj babait të Tahirit, 5
në pranga, 2 në kërkim, ja emrat     

Tritoli ndaj babait të Tahirit, 5<br />në pranga, 2 në kërkim, ja emrat 

 

 
TIRANË - Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në lidhje me atentatet me tritol ndaj familjes së ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri më 10 shkurt të këtij viti, ndërsa 2 të tjerë janë të shpallur në kërkim.  

Në prangat e policisë kanë rënë Lumjan Matmuja 27 vjeç, Ernest Gjuta 24 vjeç, Kamber Bruka 31 vjeç, Erjon Dule 33 vjeç dhe Emirjon Gjuta 24 vjeç, i cili  ndodhet ne burg pasi u zbulua se telefoni qe do aktivizonte tritolin prane vendit ku parkonte makinen babai i Tahirit, i perket atij, atentat i cili u parandalua. Ndërkohë në kërkim janë shpallur Vladimir Gjuta, kushëriri i Emirjonit, dhe nipi i Vladimirit, Baftjar Bruka. Skeda/ Kush është i kërkuari Vladimir Gjuta

Sipas organit të akuzës, në vijim të hetimeve, në datë 25 shkurt Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të 7 këta persona. Ata akuzohen për veprat penale “Veprave me qëllime terroriste” , “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” 

Nga hetimet e deritanishme, sipas Prokurorisë rezulton se këta persona, në bashkëpunim mes tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit Tahiri, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në vendin ku parkonte zakonisht makinën babai i Tahirit.

Ndërkohë, policia gjatë ditës mbrëmjes së djeshme ka shoqëruar edhe 15 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktet terroriste ndaj familjes së Ministrit Tahiri, në mesin e të cilëve ishin edhe Muhedin Gjuta dhe nipi i tij Pajtim Gjuta, që të dy të afërm të Emirjon Gjutës. Por pas marrjes në pyetje, ata janë lënë të lirë, por ata do të vijojnë të jenë nën hetim nga ana e uniformave blu.Familja Gjuta: Arrestimet politike, na bënë terror

Pak ditë më parë, Kryeprokurori Adriatik Llalla do të bënte të ditur se hetimet për shpërthimet me tritol janë drejt përfundimit dhe se së shpejti do të ketë rezultate konkrete, duke paralajmëruar kështu arrestimin e personave të dyshuar. 
Pajtim Gjuta, Muhedin Gjuta
(Foto: Muhedin Gjuta dhe Pajtim Gjuta, të cilët u shoqëruan nga policia)

Ora 16:10 Njoftimi i plotë i Prokurorisë
Prokuroria për Krime të Rënda, në vijim të hetimeve të nisura në bazë të materialit të referuar dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e disa personave në aktet e shpërthimit me tritol ose të mbetura në tentativë, ngjarje të ndodhura në datë 10.02.2015 në Tiranë.

Në bazë të akteve proceduriale të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka evidentuar se, të paktën 7 shtetas, dyshohet se kanë rol në këto veprime, të cilësuara në Kodin Penal Shqiptar si “veprime me qëllime terroriste”.

Prokuroria Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer veprime intensive që në momentin e ndodhjes së ngjarjeve për të zbuluar autorët. Pak ditë më parë, edhe Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, u shpreh gjatë një takimi në Shkodër se “Prokuroria, Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese po punojnë dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete…”.

Në vijim të hetimeve, në datë 25.02.2015, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “Veprave me qëllime terroriste” , “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenei 230, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, për shtetasit;

1. Lumjan (Emiljano) Matmuja, dtl. 1988, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)

2. Ernest Gjuta, dtl. 1991 (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)

3. Kamber Bruka, dtl.1984, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)

4. Erjon Dule, dtl.1982, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)

5. Emirjon Gjuta, dtl.1991 (ky shtetas gjendej deri ditën e djeshme nën masën e sigurisë “arrest me burg” me afat, i dyshuar fillimisht për veprën penale të “veprimeve që pengojnë hetimin”)

6. V. Gj. Shpallur në kërkim

7. B. B. Shpallur në kërkim

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim midis tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit B.T, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në Rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet për dokumentuar plotësisht dyshimet mbi veprimtarinë kriminale të këtyre personave.

Ora 12:40 Avokati: Vladimir Gjuta është fshehur nga frika e terrorit policor
Ne nje lidhje telefonike per A1 Report Naim Gjuta, avokati i te shpallurit ne kerkim Vladimir Gjuta, thote se Gjuta eshte larguar nga banesa per shkak "te frikes nga terrori policor". Gjuta ishte ne masen e sigurise "arrest shtepie" per shkak se ne muajin dhjetor goditi per shkak te detyres nje polic rrugor.

“Gjithë fisi i Gjutës ka qenë në reprezalje të vazhdueshme të policisë, kanë bërë kontrolle pa urdhër gjykate, i kanë mbajtur makinat pa procesverbale,pa i ditur a janë polici a njerëz me maska. Terrori policor ka vazhduar ndaj fisit Gjuta. Ka qenë me arrest shtëpie nuk ka ditur gjë zotëria. Nuk kemi lidhje me shkelje të arrestit. Nga frika e terrorit policor edhe ai mund ti jetë shmangur qëndrimit të banesës. Nuk kanë pasur shkak të shkonin 20 policë t’i bënin reprezaljen në banesë”, u shpreh avokati Gjuta. 


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja