Tritoli ndaj ministrit Tahiri, Apeli
s'pranon ankimin e Vladimir Gjutës     

Tritoli ndaj ministrit Tahiri, Apeli<br />s'pranon ankimin e Vladimir Gjutës 

 

 
Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar të shqyrtojë ankimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ të paraqitur në mungesë nga Vladimir Gjuta, i cili po ashtu sipas hetimeve të prokurorisë është i dyshuari kryesor për atentatet më tritol më 10 shkurt në kryeqytet ndaj biznesit të babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjuta nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ankimoi arrestin me burg, ndërsa me refuzimin e ankimit ndaj tij mbetet në fuqi masa e sigurisë e vendosur nga gjykata e shkallës së parë.

E ndërsa prej më shumë se 1 muaji Gjuta është shpallur në kërkim, ndaj tij një tjetër seancë është zhvilluar këtë të enjte në mungesë në gjykatën penale të Tiranës.

Gjykatësja Klorinda Çela ka çelur senacën ku Gjuta akuzohet për kundërshtim punonjësi të policisë e rendit publik, akuzë për të cilën e njëjta gjykatë e kishte lënë atë disa kohë më parë me masë sigurie arrest në shtëpi.

Sëbashku me Gjutën në kërkim është shpallur dhe Baftjar Bruka, për të cilin policia ka konfirmuar se ai ka lënë shqipërinë nëpërmjet rinasit 2 ditë para operacionit të arrestimit të 5 anëtarëve të tjerë të këtij grupi.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja