Tritoli ndaj Tahirit, Vladimir Gjuta
mbetet në burg, hetimet drejt fundit

Tritoli ndaj Tahirit, Vladimir Gjuta<br />mbetet në burg, hetimet drejt fundit
TIRANE - Në një kohë kur pritet që prokuroria t'i dorëzojë Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkesën për gjykimin e Baftjar Brukës dhe Vladimir Gjutës ky i fundit ka kërkuar këtë të premte ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Kjo kërkesë e Gjutës është rrëzuar nga gjyqtari Ardit Mustafaj i cili ka lënë në fuqi arrestin ndaj Gjutës të dyshuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal që vendosën tritolin në biznesin dhe automjetin e babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Kërkesa e kësaj të premte për ndryshimin e masës së sigurisë ishte e treta e bërë nga Vladimir Gjuta që prej arrestimit të tij më 18 qershor 2015.

Gjuta dhe nipi i tij Bruka akuzohen si organizatorët e shpërthimit me tritol ndja biznesit të familjes Tahiri më 9 shkurt 2015.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare