Personi që shikohet në këtë video është autori i vendosjes së tritolit në banesën e deputetit të PD Xhelal Mziu. Janë kamerat e banesave në afërsi të Mziut që kanë fiksuar lëvizjet e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ka dyshime se i njëjti person është autor dhe i tritolit në lokalin në Kamëz.

Jo vetëm kaq, por ky person dyshohet se fshihet pas të paktën 6 tritolëve të shënuara gjatë vitit të fundit, jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës. Sipas burimeve, ka dyshime të forta se këto ngjarje kanë ndodhur nga e njëjta dorë. Kamerat e sigurisë tek të gjitha këto ngjarje fiksojnë të njëjtat lëvizje, autori maskohet si punëtor ose me rroba të errëta dhe me biçikletë largohet nga vendi i ngjarjes.

Detaje të reja zbardhen edhe për shpërthimin me tritol tek lokali në Kamëz më 15 nëntor, ku për këtë ngjarje u kapen tre persona, Jeton Lami,  Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Sipas burimeve, disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami. Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që pse na kundërshton. Sina i ka thënë që nuk i njihte fare.

Pas kësaj Lami i ka thënë meqë nuk na njeh do na japësh 500 mijë euro, ose do e shikonte se çfarë do pësonte. Sina ka kundërshtuar duke thënë se nuk do u jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj Sina është larguar drejt Italisë ku dhe jeton. Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t'a gëzojnë dot. Autori i tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese te Mziu dhe në disa raste të tjera.

Shpërthimi me tritol në vilën e Mziut ndodhi rreth orës 01:00 të 19 shtatorit, duke lënë pas vetëm dëme materiale. Vila 2 katëshe ku banon deputeti i Sali Berishës, është e rrethuar me mur dhe kangjella, territor brenda të cilit ndodhen edhe disa vila të vëllezërve e familjarëve të tij.

Ndërsa shpërthimi me tritol në restorantin Perla e Detit ndodhi më 15 nëntor, por u zbardh një ditë më pas. Tre u arrestuan, ish-efektivi Jeton Lami ( i njohur edhe per njohjen me Ervis Martinajn dhe ishte personi i fundit që u pa nën shoqërinë e tij para se të zhdukej në vitin 2022), Florin Domi dhe Flogert Mëzhika. Në kërkim u shpall Ervis Lami, një person me rekorde të theksuara kriminale, dhe një tjetër.

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:43
Shpërthimi në lokalin në Kamëz/ Jeton Lami takoi pronarin para ngjarjes: Pse na kundërshton? Meqë s’na njeh, do na japësh 500 mijë euro ose…

1763192923_Screenshot1.jpg

Detaje të reja mësohen lidhur me tritolin e vendosur në lokalin në Kamëz më 15 nëntor, ngjarje për të cilën u vunë në pranga Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Gazetari Sokol Dema raporton, duke cituar burime, se disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin Saimir Sina, duke i thënë se po të kërkon Jeton Lami.

Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin, ndërsa ky i fundit i ka thënë se pse na kundërshton. Nga ana tjetër, Sina ka thënë se nuk i njihte fare. Pas kësaj, Lami i ka thënë meqë nuk na njeh do na japësh 500 mijë euro, ose do e shikonte se çfarë do pësonte. Sina ka kundërshtuar duke thënë se nuk do u jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj Sina është larguar drejt Italisë ku dhe jeton.

Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t'a gëzojnë dot.

Autori i tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese te Mziu dhe në disa raste të tjera.

Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • budalli lart: 25/11/2025 08:43

    hajde vile hajde or zhelal bishtpllumsi...

    Përgjigju
  • Iris: 25/11/2025 02:58

    Dhe keta thoshnin qe s'kemi konflikte! Keta gjobvenesit inkurajohen kur viktimat kane frike t'i denoncojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?