Tritoli në farmacinë e Tahirit
bien akuzat për Vladimir Gjutën
PDF/Ja çfarë kërkoi prokuroria vjet

Tritoli në farmacinë e Tahirit<br />bien akuzat për Vladimir Gjutën<br />PDF/Ja çfarë kërkoi prokuroria vjet
Bien akuzat ndaj Vladimir Gjutës si drejtues i grupit të strukturuar kriminal që një vit më parë më 10 shkurt 2015 vendosi tritolin në farmacinë e babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Për mungesë të provave Prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve që kryheshin ndaj Gjutës dhe bashkëpunëtorit të dyshuar të tij, e Baftjar Bruka dhe 5 të dyshuarve të tjerë prej 26 shkurt 2016.

Me këtë vendim pas një viti e 2 muaj veprat penale të konsideruara akte terroriste 10 shkurtin e vitit 2015 mbeten pa autor të arrestuara dhe të pazbardhura.

Do të lirohet apo jo nga burgu Vladimir Gjuta e Baftjar Bruka?

Me pushimin e hetimeve masa e sigurisë arrest me burg vendosur ndaj tyre e humb fuqinë menjëherë dhe ata duhet të lirohen.

Por prokuroria sqaron se ata do të qëndrojnë në burg për llogari të një tjetër hetimi nga prokuroria e Kukësit ku dyshohen për aktivitet të jashtëligjshëm.

Si u vunë nën akuzë Vladimir Gjuta e Baftjar Bruka?

Sipas dokumentit të Prokurorisë së Përgjithshme më 26 shkurt 2015, zyrtarisht këta shtetas do të shpalleshin në kërkim dhe 5 të tjerë të afërm të tyre do të arrestoheshin për tritolin në biznesin e Bashkim Tahirit.

Në vijim të hetimeve, në datë 25.02.2015, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “Veprave me qëllime terroriste” , “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 230, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, për shtetasit; 1. Lumjan (Emiljano) Matmuja, 2. Ernest Gjuta, 3. Kamber Bruka, 4. Erjon Dule, 5. Emirjon Gjuta, 6. V. Gj. Shpallur në kërkim, 7. B. B. Shpallur në kërkim bënte me dije prokuroria.
 
Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim midis tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit B.T, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusëve në Rrugën “Muhamet Gjollesha”- mbyllej njoftimi i prokurorisë.

Të shpallur në kërkim për shpërthimet me tritol Vladimir Gjuta u arrestua në qershor të 2015 në afërsi të tunelit të Kalimashit ndërsa Baftjar Bruka në Suedi nga ku dhe u ekstradua drejt Shqipërisë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës