Policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar për vendosjen e tritolit në një automjet, mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fushë Krujës. Si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuar 5 makina mes të cilave dhe automjeti privat i shefit të rendit të Drejtorisë së Policisë së Durrësit, Asllan Shyti.
Uniformat blu kanë identifikuar dhe ndaluar autorët, konkretisht shtetasit:
• Skënder Vathi 49 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
• Erjon Tema 19 vjeç, banues në Krujë;
• Erges Duka 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Policia ka publikuar edhe videon nga momenti i arrestimit të tre autorëve të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse.
Ngjarja në qendër të Fushë Krujës
Një automjet është hedhur në erë pasditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Punëtori", e cila është lagjia më e populluar e këtij qyteti.
Automjeti ka shpërthyer gjatë kohës që ishte në parkim në anë të rrugës dhe për pasojë janë dëmtuar rreth 3 makina.
Nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa paniku ka përfshirë të gjithë zonën, pasi tritoli ka shpërthyer në një zonë banimi dhe mjaft të populluar në orët e mbrëmjes.
Lënda eksplozive në automjet dyshohet të ketë për qëllim paralajmërimin nga atentatorët për drejtuesin e mjetit, i cili ende nuk është identifikuar.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, ndërsa nisën hetimet për identifikimin e autorëve.
Shpërthimi me tritol në Fushë Krujë vjen një ditë pas atij në Durrës, ku një sasi lënde eksplozive iu vendos automjetit të nëndrejtorit të ALUIZNI-t, Gerti Aleksi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO