Dy ditë pas shpërthimit të një sasie tritoli në një makinë tip “Smart” pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, Policia nuk ka ende asnjë autor të dyshuar.
Pavarësisht se Bruneta Aliaj ka thënë në Polici se nuk ka konflikt me njeri përveç ish-bashkëshortit, ky i fundit ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se nuk ka komunikim me ish gruan e tij 50-vjeçare.
Bruneta Aliaj dhe ish-bashkëshorti janë pyetur veçmas në Policinë e Tiranës, por Policia nuk ka gjetur të dhëna që mund të lidhin ish-bashkëshortin e Bruneta Aliajt me vendosjen e 100 gr tritol poshtë makinës së saj.
Gjithashtu Policia po heton edhe në pistën e tregtisë. Bruneta Aliaj kishte një dyqan me rroba pranë “Tregut elektrik” dhe grupi hetimor po punon nëse 50-vjeçarja ka patur ndonjë konflikt me konkurrente të tjerë.
Shpërthimi i tritolit mbrëmjen e së hënës, ka shqetësuar të gjithë strukturat shtetërore, sepse ndodhi vetëm pak metra larg Prokurorisë së Përgjithshme.
Dyshohet se tritoli është ndezur nga një person i paidentifikuar dhe për këtë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Ja kush është gruaja që iu vendos tritol në makinë tek Prokuroria
Bruneta Aliaj është 50-vjeçarja që iu vendos tritol në makinë pranë Prokurorisë së Përgjithshme . Ajo jeton pak metra më larg u shpreh në Polici se nuk ka konflikt me njëri, përveç ish-bashkëshortit të saj.
“Kur dëgjova shpërthimin isha në shtëpi dhe nuk e dija që ishte makina ime. Nuk kam konflikt me njeri. Vazhdimisht probleme kam pasur me ish-bashkëshortin, me të cilin jam divorcuar prej vitesh. Përveç konflikteve me të, nuk kam probleme me njerëz të tjerë”, u shpreh Bruneta Aliaj në dëshminë e saj në Polici.
Policia pritet të marrë në pyetje ish-bashkëshortin pasi dyshohet se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë xhelozia e këtij të fundit.
50-vjeçarja merret me tregti dhe ka një dyqan që shet rroba të përdorura, por edhe rroba të reja.
Gjithashtu Bruneta Aliaj ka një djalë që jeton në Angli, ndërkohë që banon e vetme në një banesë pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se 100 gr tritol ishin vendosur në pjesën e pasme të makinës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO