Tritoli shtyllës, Ministria e Brendshme: Akt terrorist! Shpresojmë mos ketë lidhje me politikën

Zv/ ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka dënuar sulmin me eksploziv ndaj shtyllës së tensionit të lartë të transmetimit të energjisë elektrike 400 KW pranë fshatit Krastë të Thumanës. Një akt i tillë konsiderohet terrorist në bazë të ligjit shqiptar dhe që dënohet nga 15 deri në burg përjetë, tha ai. Lamallari uroi që kjo ngjarje të mos ketë lidhje me politikën duke shigjetuar opozitën, ashtu si Spiropali. 

"Fatmirësisht nuk ka pasur banesa afër, pasi mund të sillte dëme në jetë njerëzore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen, si koha, motivet dhe autorët. Kjo vepër penale konsiderohet si terroriste dhe dënohet  nga 15 deri në burg përjetë. Shpresojmë që kjo ngjarje mos ketë lidhje me politikën edhe pse gjuha që përdoret nxit dhe prodhon ngjarje të tilla" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liu: 19/03/2019 13:11

    100% politike e mir organizuar nga PDja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë