Portugalia mposht Italinë e çuditshme të Mancinit me shumë ndryshime në ndeshjen e sotme dhe me një moshë mesatare pak më shumë se 23 vjeç, teksa goli i Andre Silva-s në pjesën e dytë ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren të besuarve të Santos.
Mirëpo të dyja skuadrat kishin shumë mungesa në radhët e tyre, por gjithsesi vendasit ishin më të organizuar dhe si pasojë kanë kontrolluar lojën shumicën e kohës në Estadio da Luz.
Ndërsa Mancini kishte lënë të gjithë gardën e vjetër në stol, një zgjidhje që rezultoi e dështuar për ekipin.
Gjatë pjesës së parë që u fol vetëm për portugezët, goli u shënuar në fillimin e së dytës pas goditjes së bukur të Andre Silva-s i cili mposht ish-shokun e ekipit Donnarumma. Mirëpo Italia nuk reagon dhe vendasit vazhdojnë të rrezikojnë portën e italianëve, por nuk tregohen të saktë me disa raste të thjeshta për të shndërruar në gol. Gjithsesi Portugalia bëri të mundur marrjen e tre pikëve të para në grupin 3 të League A.
Ndërkohë në ndeshjet e ekipeve të tjera, ku Mali i Zi ka mposhtur pa shumë probleme Lituaninë me rezultatin 2-0. Ndërkohë një ndeshje emocionuese në Serbi ka vazhduar teksa vendasit kanë barazuar 2-2 në derbin e Ballkanit me Rumaninë.
Veçse Suedia dhe Turqia ka qenë një nga ndeshjet më të bukura, e cila ka përfunduar 2-3 pas dy golave të shënuar në minutat e fundit nga turqit. Andorra dhe Kazakistani kanë marrë nga një pikë në barazimin 1-1 ndërsa edhe Malta me Azerbajxhanin kanë barazuar 1-1.