Triumfon “Moonlight”, fiton
çmim “Oscar” si filmi më i mirë

Triumfon “Moonlight”, fiton<br />çmim “Oscar” si filmi më i mirë
Filmi “Moonlight” ka triumfuar në edicionin e 89 të “The Academy Awards”. Ceremonia madhështore u mbyll me një gafë të madhe nga drejtuesit, të cilët shpallen fitues “La La Land”, por më pas saktësuan se Oscari për “Filmin më të mirë” shkonte për “Moonlight”.

“Aktori më i mirë” u shpall Casey Affleck për interpretimin në filmin “Manchester by the Sea”, ndërsa Oscarin si aktorja më e mirë e fitoi Emma Stone.

Oskarin si “Aktori më i mirë joprotagonist” e rrëmbeu Mahershala Ali, për interpretimin e tij në “Moonlight”, ndërsa “Aktorja më e mirë joprotagoniste” u shpall Viola Davis për rolin e saj në filmin “Fences”. 

Çmimin për “Filmin më të mirë të huaj” e mori “The Salesman”, një prodhim iranian nga regjisori Asghar Ferhadi.

“Zootopia” ishte filmi i animuar i vlerësuar si më i miri, duke rrëmbyer një “Oscar”. “Kënga më e mirë origjinale” shkoi për “City Of Stars”; ndërsa “Kolona zanore më e mirë”, çmimi për “Drejtorin artistik” dhe atë të “Fotografisë” ishin për “La La Land”.

“Skenari më i mirë i përshtatur” shkoi për “Moonlight”, ndërsa “Skenari më i mirë origjinal” për filmin “Manchester by the Sea”.
Çmimin për “Dokumentarin më të mirë” e mori “O. J.: Made in America”.

Një dokumentar i regjisorit Ezra Edelman i bazuar në gjyqin më të bujshëm të fundit të shekullit 20 në Shtetet e Bashkuara.

Historia e O.J Simpson e rrëfyer nga ngritja e karrierës së tij si një yll i futbollit amerikan, tek akuzat për vrasjen e ish-gruas dhe mikut të saj.

Një rrëfim mbi krimin, mediat, famën e ligjin i treguar hollësishëm për më se 8 orë në këtë dokumentar të ndarë në seri.

Fituesit e çmimeve Oscar:

[gallery]21234[/gallery]

Aktori më i mirë joprotagonist:
1.Mahershala Ali, Moonlight

Aktorja më e mirë joprotagoniste:
1.Viola Davis, Fences

 
Skenari më i mirë origjinal:
1.Manchester by the Sea

 
Skenari më i mirë i përshtatur:
1.Moonlight
 
Kënga më e mirë origjinale:
1.“City Of Stars,” La La Land

Dokumentari më i mirë:
1.O. J.: Made in America

 
Filmi më i mirë i huaj:
1.The Salesman

 
Filmi më i mirë i animuar:
1.Zootopia
 
Aktorja më e mirë:
1.Emma Stone, La La Land

Aktori më i mirë:
1.Casey Affleck, Manchester by the Sea

Filmi më i mirë:
1.Moonlight

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”