Triumfon ‘Carmen’ me Kamenicën,
Monsalven, Myshketën e Golemin

Triumfon ‘Carmen’ me Kamenicën,<br />Monsalven, Myshketën e Golemin<br /><br>
Ka përfunduar me shpërthim duartrokitjesh dhe entuziazmi nata e parë e premierës së operës ‘Carmen’ në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Opera e ngjitur në skenë nga baritoni Gëzim Myshkëta ka rrëmbyer zemrat e publikut mbrëmjen e së martës në Tiranë.

Katër zëra operistikë kanë shkëlqyer në të katra aktet e premierës, Vikena Kamenica me ‘Carmen’ ka sjell një portret të adhurueshëm të personazhit. Tenori spanjoll  Giancarlo Monsalve ka entuziazmuar publikun me rolin e toreadorit Don Joze. I verbuar nga dashuria për Carmen ai ka magjepsur edhe me zërin e tij publikun shqiptar, duke krijuar në duet fantastik me Vikena Kamenicën.

Nga ana tjetër Gëzim Myshketa me rolin e Escamillos ka sjellë në skena pasionin e dashurisë, duke u bërë një rival i fortë edhe në zëra me tenorin, Monsalve. Po ashtu me butësinë e zërit të një sopranoje të ngrohtë Eva Golemi ka dhënë të gjithë melodramën e ritreguar të skenave të forta të xhelozisë dhe pasionit që i ka pushtuar burrat e një grupi kontrabandistësh për ciganen Carmen.

Një flutur në skenë shfaqet edhe balerina Anbeta Toromani me partnerin e saj Alesandro Macario. Lëvizjet absolute dhe elegante të krahëve të Anbetës të ngelen në mendje gjatë me gjithë figurat që krijoi në skenë. Po jo pak duartrokitje mori aktorja Tinka Kurti në fund të shfaqjes e cila ishte kthyer e shëruar nga spitali ku u shtrua pak ditë më parë.

Figura e nënës në ekran ishte një qortim i dhimbshëm ndaj Jose për vdekjen e Carmen në fund të premierës. Katër zërat operistikë, katër yje të operës shqiptare dhe botërore, Vikena Kamenica,   Giancarlo Monsalve, Gëzim Myshketa dhe Eva Golemi ngjitën triumfin idesë së lirisë dhe gëzimit të jetës në majat më të larta. 
 

[gallery]25440[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan