Historia e Artur Meçes, 22- vjeçarit që ndërroi jetë nën masa të rrepta sigurie, edhe pse ishte me tumor prej disa muajsh, është tronditëse. Madje më tronditëse është një letër që ai ka shkruar pak para se të vdiste në ambientet e qelisë. Shqiptarja.com ishte në shtëpinë e 22 vjeçarit pas vdekjes nga ku siguroI edhe letrën rrënqethëse të të riut ku shkruhet:
“Zonja dhe zotërinj nuk kërkoj shumë, vetëm dua të vdes pranë nënës sime. Fatkeqësisht, fati im nuk mund të ndryshohet më. Më lini të shkoj në shtëpi, kam të drejtë të shikoj për herë të fundit motrën dhe vëllanë tim dhe të vdes aty. Unë ju dua shumë, ju dua me zemër edhe pse tashmë kjo zemër po pushon nga pak çdo ditë”-shkuan djali në letrën e tij
Pas ndarjes tragjike nga jeta, nëna e tij ka vetëm një peng, që djali të ndante momentet e fundit në shtëpinë ku u rrit.
“Djali vdiq me pranga në këmbë, nuk ma lanë ta merrja në shtëpi”, është shprehur e pikëllyer e ëma e 22-vjeçarit Mimoza Meço.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO