Tronditëse/Balenat dalin në breg dhe ngordhin të gjitha, shkencëtarët flasin për fenomenin e pazakontë

Tronditëse/Balenat dalin në breg dhe ngordhin të gjitha, shkencëtarët flasin për fenomenin e pazakontë

Balena të ngordhura

Qindra balena që kanë ngecur në rërën e brigjeve të ishullit australian, Tasmania kanë angazhuar ekipet e shpëtimit për t’i zhvendosur nga cekëtina, ndërkohë që dhjetëra gjitarë tjerë ujorë kanë ngordhur.

Biologët e marinës kanë vlerësuar se rreth 90 prej 270 balenave, kanë ngordhur në ujërat e cekët, prej kur është raportuar bllokimi i tyre një ditë më parë. Operacioni i shpëtimit pritet të marrë disa ditë.

Përmes disa fotografive është parë një numër i madh i balenave në Portin Macquarie, rreth 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit shtetëror, Hobart. Balenat e bllokuara janë një lloj i delfinit oqeanik, që rriten deri në shtatë metra gjatësi dhe mund të peshojnë deri në tre tonë.

Rreth 40 shkencëtarë qeveritarë, 20 zyrtarë policorë, peshkatarë dhe vullnetarë tjerë, janë përfshirë në operacionin e shpëtimit.

Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë nxiti tërheqjen e balenave në breg. Daljet e balenave në brigje përbëjnë gjë të zakonshme në këtë rajon, ndonëse diçka e tillë, si më 21 shtator, nuk është parë nga viti 2009.
 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur