Tronditet Berlini/ Shqiptari qëllon me armë zjarri bashkëatdhetarin tek porta e shtëpisë, e më pas vret veten (Detaje)

Tronditet Berlini/ Shqiptari qëllon me armë zjarri bashkëatdhetarin tek porta e shtëpisë, e më pas vret veten (Detaje)

Blendi G. shqiptari i vrarë në Gjermani dhe pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Dy shqiptarë të vdekur në Gjermani. Gazeta gjermane Bild raporton se Blendi G. 47 vjeç u vra mbrëmjen e të shtunës teksa po kthehej nga puna tek pragu i derës së shtëpisë së tij. Autori, shton gazeta dyshohet se është një tjetër shqiptar, me moshë 60 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Banorët e zonës që njoftuan policinë dhe kanë thënë se dëgjuan 3-4 të shtëna me armë zjarri.

Pasi ka qëlluar 47-vjeçarin, autori i krimit ka qëlluar edhe veten, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. 47-vjeçari fillimisht është qëlluar me plumb në kokë dhe më pas edhe në trup.

Një dëshmitar tentoi që t’a ndihmonte por ai nuk arriti dot që të shpëtonte. Dëshmitari ka thënë: “Ai mori frymë dy tre herë dhe më pas ndërroi jetë. Nuk munda të bëja dot asgjë“. 

Sic shihet edhe në pamjet e mediave gjermane, vrasja ka ndodhur tek pragu i shtëpisë së shqiptarit Blendi G. dhe gjaku duket mbi pllakat e trotuarit.

Blendi G. 47 vjeç ishte babai i dy fëmijëve, një vajze 6-vjeçare dhe një djali 14-vjeçar. Ai po kthehej nga puna e tij si roje në dyqanin Boss në Berlin. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian