Tronditet Botërori i femrave në futboll! FIFA heton për ngacmime seksuale ndaj futbollisteve, një trajner Don Zhuan

Tronditet Botërori i femrave në futboll! FIFA heton për ngacmime seksuale ndaj futbollisteve, një trajner Don Zhuan

Foto ilustruese

Në Zelandën e Re dhe Australi është duke u zhvilluar Botërori i Femrave, teksa një skandal seksual ka përfshirë kompeticionin e rëndësishëm. Trajneri i Zambisë, Bruce Mwape, është akuzuar se ka prekur në vende intime një prej lojtareve të tij, dy ditë përpara fitores historike ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e tyre të fundit në Kupën e Botës për femra.

FIFA ka konfirmuar se ka marrë një ankesë zyrtare për incidentin e supozuar pasi Zambia fitoi të hënën në Kupën e Botës në Zelandën e Re. Përpara turneut, Guardian zbuloi se Mwape ishte subjekt i një hetimi mbi akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.

Sipas një burimi pranë skuadrës, disa futbolliste panë Mwape duke prekur gjoksin e një prej kolegeve të tyre të skuadrës të premten e kaluar pas stërvitjes. “Nuk është e përshtatshme që një trajner të prekë gjoksin e një lojtareje”, tha burimi.

Akuza kundër Mwape iu raportua një delegati të FIFA-s , i cili ka qenë me skuadrën gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Zelandën e Re. Presidenti i Federatës së Futbollit të Zambisë (FAZ), Andrew Kamanga, besohet të jetë në dijeni të incidentit.

Një zëdhënës i FIFA-s tha: “FIFA e merr jashtëzakonisht seriozisht çdo akuzë për sjellje të pahijshme dhe ka një proces të qartë për këdo në futboll që dëshiron të raportojë një incident. Mund të konfirmojmë se është marrë një ankesë në lidhje me kombëtaren e Zambisë për femra dhe kjo është aktualisht duke u hetuar. Ne nuk mund të japim detaje të mëtejshme në lidhje me një hetim në vazhdim për arsye të dukshme konfidencialiteti".

Bruce Mwape

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?