Tronditet klubi i njohur në Brazil, 16 futbollistë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Ndërkohë që në Europë të gjithë kampionatet po bëhet gati për t’u rinisur lajme aspak të mira vijnë nga Brazili. ‘AP’ shkruan se 16 futbollistë të ekipit Vasco De Gama kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas klubit brazilian janë testuar gjithsesj 250 njerëz të cilët bëjnë pjesë në të gjithë rrjetin e ekipeve zinxhir ku 16 rezultuan pozitiv. Testimet erdhën pas raportimeve se disa futbollistë të klubit ishin prekur më parë nga COVID-19.

Ndërkohë vijojnë ende testimet, ndërsa disa pjestarë të klubit po qëndrojnë të diferencuar.

Të dielën dy klubet të tjera në Brazil, Atletico Mineiro dhe Cruzeiro, raportuan për një të prekur në secilën skuadër. Sakaq nuk ka ende një datë për rifillimin e futbollit në Brazil.

Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të bëhen testime masive në popullatë për koronavirusin?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Biberaj në Report Tv: PD po përgatitet për 2 palë zgjedhje! 'Garda e vjetër' u largua kur ramë në opozitë, mosmirënjohës