Një grua ka ndërruar jetë pasi një burrë i vuri flakën në metronë e Nju Jorkut në orën 7:30 me orën lokale, që korrespondon me orën 13:30 në Shqipëri. Identiteti dhe mosha e viktimës ende nuk janë bërë të ditura. Policia është në kërkim të autorit dhe po shqyrton pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Sulmi ndodhi në linjën F, pranë stacionit Stillwell Avenue, në Coney Island. Në atë moment, vagoni i metrosë ishte ndalur në terminal. Shpeshherë, dyert e vagonëve lihen të hapura për të mundësuar pastrimin e tyre ose për një pushim të përkohshëm të shërbimit. Trupi i gruas, që ishte përfshirë nga flakët, u gjet nga policët patrullues në stacionin e metrosë.
Muajin e kaluar, një burrë hapi zjarr në zonën e Upper West Side dhe më pas u largua në një stacion pranë, para se të arrestohej; në shkurt, një shofer treni i linjës A u sulmua dhe u plagos. Një javë pas këtij incidenti, guvernatorja e shtetit, Kathy Hochul, njoftoi se do të vendoste 1,000 oficerë policie dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare në transportin publik.