Tronditet peshëngritja shqiptare, shtetet me doping jashtë Olimpiadës

Tronditet peshëngritja shqiptare, shtetet me doping jashtë Olimpiadës

Romela Begaj

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF), në një mbledhje të bordit drejtues të zhvilluar së fundi në Buenos Aires të Argjentinës, ka vendosur norma të reja për shtetet që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në këtë paketë normash hyn edhe dopingu. Shtetet që kanë arritur një numër të caktuar rastesh pozitiviteti, 20 të tilla të konfirmuara nga WADA në 10-vjeçarin e fundit (2008-2018), nuk do të lejohet të garojnë në Olimpiadën e ardhshme.

Një vendim që është quajtur i detyrueshëm nga Ndërkombëtaret, duke parë kërkesat në rritje nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në luftën ndaj dopingut. Një vendim që është një “kërcënim” nga ana e IWF karshi vendeve që kanë raste të theksuara dopingu e një prej tyre është edhe Shqipëria, që vetëm në këto 4 muaj ka regjistruar dy raste pozitiviteti (Begaj dhe Veli). Janë të shumta shtetet që ktualisht nuk marrin pjesë në Olimpiadë, por edhe Shqipëria është në prag të shifrës së 20 rasteve doping.

Në dekadën e fundit janë të shumta rastet e dopingut në sportin e peshëngritjes, që fillimisht na nderon me medalje e më pas na fundos në skandalin e pozitivitetit, ndaj shtanga kuqezi mbetet e kërcënuar nga ky vendim i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes. Telesport

Rastet e dopingut në vendin tonë nga vitit 2005 deri më sot sipas IWF
Viti 2005               Ilir Kafarani
Viti 2007               Isa Balaj, Fetije Kasaj, Mirian Lozi
Viti 2011               Shqiponja Brahja
Viti 2012               Hysen Pulaku, Erkand Qerimaj, Ilirian Suli
Viti 2013               Briken Calja
Viti 2014               Romela Begaj, Arbër Çerçizi, Daniel Godelli, Hysen Pulaku
Viti 2018               Romela Begaj, Evangjeli Veli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 14/04/2018 02:47

    2005 dhe 2007 nuk i perkasin 10vjecarit fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it