Një fitore tenistike, me shifrat 7-0 bëri bujë këtë fundjavë në Kategorinë e Dytë. Vora ishte skuadra që poshtëroi Shënkollin, pasi kjo skuadër ëndërron që në një të ardhme të afërt të prekë të Superligën shqiptare.
Profesor nëse sot do të ofronin që kampionati të mbyllej në vendin e dytë do pranojë?
“Jo do ishte një zhgënjim, por do të thoja edhe fjalën dështim sepse të gjitha projeksionet ose pritshmëritë thonin që do ishim skuadra që do donimin kategorinë, por në 3 ndeshjet e fundit kemi shënuar 15 gola dhe kemi marrë pikët e plota. Pra jemi në formën e duhur,”-tha Artan Mërgjyshi, trajner i Vorës.
“Duhet të kishim bërë shumë më tepër, por ishin ndeshjet e para. Ka vështirësi në formimin e ekipit të ri. Tani njohim mirë njëri tjetrin dhe presim të bëjmë shumë më tepër,"-u shpreh Jasmin Raboshta, futbollist i Vorës.
Vora e vendit të dytë ka 26 pikë, 2 më pak se Sopoti i vendit të parë që ngjitet direkt në Kategorinë e Parë. Me qëllim për t’jua afruar Vora do të presë të shtunën Bulqizën ku kërkon vetëm 3 pikët.
“Me Bulqizën shpresojmë të japim më të mirën dhe ta vlerësojmë ashtu siç kemi bërë me 3 kundërshtarët e fundit,”-u shpreh Jasmin Raboshta, futbollist i Vorës.
“Një ndeshje relativisht e lehtë në letër, por në futboll tani kemi mësuar që nuk ka ndeshje të lehta. Çdo kundërshtar duhet respektuar,”-tha Artan Mërgjyshi, trajner i Vorës.
Vora në fillim të këtij sezoni rikonstruktoi stadiumin dhe kjo ka bërë që tifozët të jenë më të shumtë.
“Na kanë ndihmuar shumë, sidomos në ndeshjen e fundit ku bëmë një fitore tenistike. Jemi borxhlinj dhe presim t’jua shperblejmë ngrohtësinë dhe atë që ato presin nga ne,”-deklaroi Artan Mërgjyshi, trajner i Vorës.