TROPOJË - Komuna Margegaj  ndodhet në veriperëndim të rrethit të Tropojës në qarkun e Kukësit. Kjo komunë është e njohur për Luginën e Valbonës, për pasuritë e bukuritë e veçanta natyrore, florën e faunën mjaft të pasur e të larmishme. 

Me objektet e saj natyrore si shpella e Shoshanit, Kanioni i Shtrenjtit në lumin Valbonë, ujëvara e Valbonës, pishat shekullore të Alpeve që përshkojnë këtë luginë apo bjeshkët e kësaj zone, e bëjnë këtë komunë nga më të vizitueshmet nga turistët vendas e të huaj gjatë gjithë stinëve të vitit.Komuna Margegaj është e përzgjedhur një nga 16 komunat e Shqipërisë  në kuadër të programit “ Punët në Komunitet III” të financuar nga Banka e Këshillit të Europës (CEB) për përmirësimin e cilësisë e jetesës së popullsisë rurale të vendit nëpërmjet hartimit të planeve të zhvillimit lokal si dhe investimeve në infrastrukturë.Kjo komunë ka përfituar disa investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit vitet e fundit me disa projekte të rëndësishme si  rikonstruksioni i dy segmenteve rrugore në fshatin Koçanaj dhe Shoshan, ujësjellësi i Komunës Margegaj si dhe ndërtimin e qendrës së zhvillimit të turizmit në Luginën e Valbonës duke ngritur 2 godina multifunksionale, ambiente të jashtme për gatim, ambiente çlodhëse, terrene sportive, ambiente të tjera në funksion të qendrës (pusi i ujit, parking etj.)
 
Kjo qendër tashmë i ka ofruar mundësinë komunës Margegaj të shtojë llojin e shërbimeve për turistët si dhe të përmirësojë cilësinë e tyre.Qendra multifunksionale, e ngritur në pikën turistike të Valbonës, është kthyer në një qendër mikpritëse për turistët e huaj, të cilët gjejnë në të të gjithë informacionin e nevojshëm për Parkun Kombëtar Turistik të Valbonës.Kryetari i komunës së Margegajt, Rexhë Biberaj,kandidat I mundshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme për bashkinë e Tropojës, pohon se qendra multifunksionale ka mjedise të jashtme për gatim, ambiente çlodhëse, terrene sportive dhe shpërndan informacion të larmishëm për Valbonën turistike.Kjo qendër  po çon drejt zhvillimit cilësor turizmin, duke e bërë atë edhe më tërheqës për vizitorët e kësaj qendre turistike.“Vënia e qendrës multifunksionlae në funksion të turizmit, ka bërë që në pikën turistike të Valbonës të krijohet një klimë e re e njohjes së turistëve me vlerat e gjithanshme të rajonit turistik. Një gjë e tillë vërehet edhe gjatë këtyre ditëve, kur numri i vizitorëve në ditë arrin në mbi 150, kryesisht turistë të huaj, por edhe vizitorë ditorë që vijnë nga zona të ndryshme të Kosovës”, thotë kryekomunari i komunës  Margegaj, Rexhë Byberi.  


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)