TROPOJË - Efektivët e komisariatit të Tropojës kanë arrestuar mbrëmjen e kaluar një person i cili ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë.
 
Në orët e mbrëmjes në sallën operative Komisariatit të Tropojës, ka ardhur një telefonatë se në qëndër te fshatit Cernicë, një person po qëllon me armë zjarri.
 
Menjëherë në vendgjarje janë nisur Forcat e Policisë të Komisariatit Tropojë, të cilët kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e Avdi Cani, banues në fshatin Zherkë, si dhe janë sekuestruar arma, motorri i tij si dhe e gëzhojat e gjetura.
 
Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas në gjendje të dehur , qarkullonte në qendër të fshatit Cernicë, me motor , me armë zjarri pa leje. , ku ka qëlluar disa në ajër.
 
Arrestimi  i tij u bë për veprat penale  të“Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”  “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur “dhe “Prishja e qetesisë publike”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)