TROPOJE- Edicioni i 12-të në radhë i aktivitetit kulturor të përvitshëm “Sofra Dardane Tropojë 2014”, ka startuar ditën e djeshme. Në stadiumin e lojërave me dorë ku zhvillohet ky aktivitet i përvitshëm, ishin mbledhur me qindra banorë, artdashës të Bajram Currit dhe fshatrave përreth.
Për tre ditë me radhë Tropoja bashkon në festfolkun e organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, mbi 500 artistë popullorë, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare.
Në natën e parë, artdashësit tropojanë duartrokitën ansamblin Dardania, pritësit e këtij evenimenti, duke vazhduar me artistët popullorë të diasporës.
Në ditët në vijim do ngjiten në skenë mbi 500 artistë, valltarë, këngëtarë dhe instrumentistë popullorë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com