Një sherr i çastit mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e thikës duke lënë të plagosur një 43-vjeçar në Tropojë. Babai N. M., 45 vjeç dhe dy djemtë e tij Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, dyshohet se kanë plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta 43-vjeçarin P.GJ., banues në fshatin Fierzë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, ndërsa 43-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës. Pasi plagosën me thikë 43-vjeçarin, babai dhe dy djemtë e tij i kanë shkatërruar me gurë edhe automjetin tip "Volkswagen".
Policia ka shpallur në kërkim babin dhe dy djemtë e tij për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje", "Shkatërrimi i pronës" , "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", në bashkëpunim.