Efektivët e policisë së Tropojës dhe të Skraparit kanë asgjësuar sot 5814 rrënjë kanabis sativa ndërkohë që kanë vënë në pranga 5 persona të cilët dyshohet se i kanë kultivuar ato.

Siç bën të ditur policia e Tropojës, në fshatin Gri të Tropojës u konstatuan dhe asgjesuan 4000 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella  në dy parcela.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy personave si autorë të dyshuar të kultivimit të bimës narkotike, konkretisht: Avni Muldaka, 54 vjeç dhe Gazmend Zenelaj,  42 vjeç.
 
Ndërkohë, në Skrapar kanë rënë në pranga Erjon Ibranj, 35 vjeç, Klodjan Xhixho, 34 vjeç dhe Mariglen Rushanji, 32 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Kurorëza, zonë e pyllëzuar, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 1814 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)