Tropojë/ Ende aktiv zjarri në pyllin e Gështenjave dhe Parkun e Dragobisë! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri gjatë natës në Bujan

Tropojë/ Ende aktiv zjarri në pyllin e Gështenjave dhe Parkun e Dragobisë! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri gjatë natës në Bujan

Zjarri në Pyllin e Gështenjave

TROPOJË- Zjarri në Pyllin e Gështenjave në Tropojë vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Mësohet se vatra është vënë në kontroll, ndërsa 20 punonjës pyjores dhe zjarrfikëses po punojnë për shuarjen totale të flakëve. Vetëm një ditë më parë, flakët ishin përhapur, ndërsa rrezikoheshin edhe banesa, por zjarri u arrit të vihet në kontroll pa sjell dëme.

Edhe në Parkun Kombëtar të Dragobisë vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, ndërsa për shuarjen e saj janë angazhuar 6 punonjës nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura.

Gjatë natës është aktivizuar edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin e Grisë të njësisë administrative Bujan.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian