Tropojë/ Fshati Rragam i Shalës prej 11 vitesh pa energji elektrike

Fshati Rragam i Shalës në Tropojë prej 11 vitesh ndodhet në errësirë të plotë, pasi transformatori i energjisë elektrike është dëmtuar dhe me pas është vjedhur pjesërisht nga njerëz të ndryshëm për ta shitur atë për skrap. Banorët shprehen se në vitin 2017 deputetja Mimi Kodheli, ka sjellë një transformator të ri, tre ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilin nuk e kanë vënë asnjëherë në punë. 

Aktualisht transformatori është tek shtëpia e kryeplakut për t’a ruajtur, pasi në fshat mungon edhe rrjeti i energjisë elektrike i cili është vjedhur dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. 

Përveç mungesës së energjisë elektrike, problemet në fshatin Rragam të Shalës nuk kanë të sosur, që nga mungesa e infrastrukturës rrugore, ujit të pijshëm, shërbimit shëndetësor dhe atij arsimor duke i lënë këta banorë në mëshirë të fatit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 25/10/2018 23:36

    Merrni shembull nga Curraj Eperm,elektrefikoni vet fshatin,aty e paskeni transformatorin,mos doni roje dhe per grate e jueja. Jeni mesuar me jua fote ne goje gjithcka Partia.iku ajo kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë