TROPOJE-Ditën e sotme është konstatuar nga policia kufitare në Qafë –Morinë në thellësi 1.5 deri në 2 km në aksin rrugor Kamenicë- Qafë Morinë një minë kundërtank. Mina me flatra e gjatësi 60-70 cm është me ngjyrë ushtarake, ndërsa po mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë Kufitare e Migracionit.
/Shqiptarja.com
Pas konstatimit, prefektura ka kërkuar ndihmë dhe asistencë teknike Ministres së Mbrojtjes, për asgjësimin e minës në një kohë sa më të shpejtë me qëllim parandalimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme.
d.b/shqiptarja.com










