TROPOJË- Një konflikt mes të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar.

Ngjarja është shënuar në qytetin e Bajram Currit mbrëmjen e sotme, ku Amarildo Kërtoci është plagosur me thikë nga Gëzim Baliaj,19 vjeç

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjakovës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.

Policia e Tropojës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të saj.

Blutë e Tropojës gjithashtu kanë shoqëruar edhe autorin e kësaj ngjarje.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)