Tropojë, plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin pas sherrit, autori arrestohet në një banesë të braktisur

Tropojë, plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin pas sherrit, autori arrestohet në një banesë të braktisur

Arma e zjarrit dhe thika e skuestruar

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Luzhe të Tropojës. I plagosur mbeti një 39-vjeçar. Shkak është bërë një ofendim mes autorit dhe të plagosurit, që më pas ka shkaktuar një konflikt mes tyre që çoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Bardhyl Kolbiba, 39-vjeç, me një thikë në dorë ka kanosur gjatë konfliktit 46-vjeçarin Izet Ahmati, i cili më pas ma marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar 39-vjeçarin

39-vjeçari është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes polica ka arrestuar autorin, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.  

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën dhe armën e zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore