TROPOJË- Një shpullë është bërë shkak për vrasjen e 49 vjeçarit Isat Goçaj në fshatin Çerem të Tropojës rreth orës 15:30 të ditës së sotme.

Autori Altin Ismajlisufi me profesion zjarrfikës, banues në të njëjtin fshat, e ka qëlluar për vdekje 49 vjeçarin pasi i biri i kishte thënë se Isat Goxhaj e kishte rrahur. Menjëherë më pas, efektivi i forcave zjarrfikëse, ka debatuar fillimisht me Goçajn dhe më pas e ka qëlluar për vdekje, me një armë zjarri tip pistoletë. 

Pas 2 orësh nga ngjarja autori i dyshuar i vrasjes Ismajlisufi është arrestuar, ndonëse është përpjekur që të largohet drejt Kosovës. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën autori kreu vrasjen. 

"Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar", thotë policia.

Autori i dyshuar është shoqëruar ë Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes. Fshati Çerem ku ndodhi ngjarja, është një zonë e thellë turistike, rreth 25 kilometra larg Bajram Currit dhe me një numër të vogël banorësh, por me turistë të shumtë që bëjnë alpizinëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
Arrestohet pak orë pas ngjarjes autori i vrasjes në Tropojë, policia sekuestron armën e krimit

Është arrestuar pas disa orësh nga ngjarja autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem të Tropojës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin  Altin Ismajlisufi. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen. Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Ora 17:26
FOTOJA, ja kush është autori që vrau sot në Tropojë 49-vjeçarin Isat Goçaj

1630769044_page.jpg

Personi në foto është Altin Ismailisufi, autori i vrasjes së pasdites së sotme në fshatin Çerem në Tropojë. Ai ka vrarë 49-vjeçarin Isat Goçaj dhe dyshohet se është arratisur drejt Kosovës.

1630769500_2816826114291286305477551416073991427949415n.jpg

1630769605_2775224314109437290329129156124962569401681n.jpg

Altin Ismailisufi

 

Ora 17:24
Vrasja në Tropojë, viktima qëlloi me shpullë djalin e autorit, ky i fundit mori armën dhe e qëlloi

Zbardhen detaje nga vrasja në Tropojë. Raportohet se viktima Isat Goçaj ka qëlluar me shpullë djalin e Altin Ismajlisufit. Djali i është ankuar babait, ky i fundit ka marrë armën dhe e ka qëlluar 49 vjeçarin për vdekje. 

Ora 17:18
Vrasja e 49 vjeçarit në Tropojë, del emri i autorit, është punonjës zjarrfikëseje

Autori i vrasjes së 49 vjeçarit Isat Goçaj është Altin Ismajlisufi banues në Çerem të Tropojës. Ai është punonjës zjarrfikëseje.